E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nuk u ftua nga Sylvinho, Keidi Bare reagon me ironi në rrjetet sociale

Keidi Bare ishte një prej emrave të bujshëm që nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar me Kombëtaren shqiptare në Euro 2024. Mesfushori i Espanyol nuk u zgjodh nga trajneri Sylvinho edhe pse është një nga lojtarët me më shumë minuta këtë sezon mes legjionarëve.

Plot 37 ndeshje në Spanjë mes LaLiga2 dhe Copa del Rey, ndërsa luajti edhe 5 ndeshje gjatë kualifikueseve. Por, nuk mjaftoi duke u parakaluar nga eksperienca e Amir Abrashit.

Ditën e sotme, Bare ka reaguar për herë të parë që nga publikimi i listës.

Ai ka postuar një foto në Instagramin e tij ku shihet në stërvitje me Espanyol duke qeshur me të madhe. Një qeshje ironizuese për situatën në fjalë që sheh mesfushorin jashtë Europianit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit