E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ancelotti zbulon sekretin e Real Madridit të tij: Këtu nuk ka ego personale, aplikojmë disa modele loje

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një intervistë të këndshme për “The Times”, gjatë së cilës është fokusuar në tema të ndryshme: “Ne e fituam kampionatin sepse nuk kemi ego personale.

Në këtë ekip nuk ka asnjë të tillë. Vinicius, Bellingham dhe të gjithë të tjerët nuk kanë asnjë lloj xhelozie ndaj bashkëlojtarëve më të rinj. Te Real Madridi spikat përulësia e madhe, një vlerë themelore që duhet ta kesh në futboll.

Si trajner konsideroheni një lider i qetë… A mendon se lojtarët dëgjojnë më shumë nëse bërtisni?

Jo, sa më shumë bërtisni, aq më pak të dëgjojnë. Çështja kryesore është se unë kam shumë pasion, por nuk jam i fiksuar. Më pëlqen puna ime, por është e çuditshme, sepse dy-tri orë para ndeshjes nuk ndihem kurrë mirë, kam mendime të këqija dhe nuk mund të bërtas. Nuk kam frikë dhe e di që gjithçka do të shkojë mirë”.

Real Madridi është një ekip shumëplanësh…

Kur luajtëm kundër Shakhtar Donetsk të De Zerbit, i thashë ekipit tim: Mos u bëni presion, kjo është ajo që ata duan. Dhe në fakt ne fituam 5-0. Të kesh vetëm një identitet si ekip është pak në futbollin e sotëm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit