E shtunë, 27 Korrik, 2024

Minatori humbi jetën gjatë punës, nis hetimi ndaj drejtuesit teknik, përgjegjësit dhe brigadierit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një nga galeritë e Bulqizës. Minatori 53-vjeçar, Z. M., ka humbur jetën, pasi e ka zënë poshtë një masiv gurësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Ndërkohë policia ka njoftuar po ashtu sot se ka nisur procedimi penal për drejtuesin teknik të subjektit minerar, përgjegjësit dhe brigadierit.

Njoftimi i policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi Z.M., 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik; A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë. brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin Z.M.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit