E shtunë, 27 Korrik, 2024

Aksident në aksin Laç-Mamurras, përplaset për vdekje një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti.

Raportohet se një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima i aksidentit ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit