E hënë, 30 Qershor, 2025

Dibër/ E mbyti burri në sy të fëmijëve, banorët e fshatit të 24-vjeçares flasin: Vajzë shumë e mirë, kishte dy muaj në Itali. U shokuam

Btv news ka qenë sot në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e Eleonora Tocit, 24-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci. Banorët e fshatit flasin fjalët më të mira për familjen e saj dhe për të renë.

Banorët e fshatit flasin fjalët më të mira për familjen e saj dhe për të renë.

Ata thonë për gazetarin Enver Doçi se vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi.

“Është familja e Met Gjurës, ajo ishte vajza e Metit, vajzë shumë e mirë. Jazëk i qoftë! Familje e keqe paskan qenë ata. Kanë pasur dy çuna.

Sot në mëngjes e mora vesh, televizori e kishte dhënë. Jam habitur. Vajza shumë e respektueshme, shumë e mirë. Unë të jem e var autorin.

S’kam lidhje gjaku se babai i saj është i ardhur. Janë familje e thjeshtë, familje e mirë shumë. Habitem se si ka bërë vaki”, tha një banor.

“Për vajzë, për familje, s’kemi komente. Është shumë familje e shtruar. Se si u ka ardhur nuk e di. Kur e mora vesh më ka ikur truri. Unë di të flas për familjen, e shkëlqyer, në punë të vetë, në hall të vetë. Mos i bëftë kujt vaki. Na ka ra keq, fëmijë kemi të gjithë.
Në Itali tani shpejt kanë ikur se këtu është e martuar. S’ka dy muaj. Dy çuna kishin”, tha një grua.

Banorët shprehen të keqardhur për ngjarjen dhe nuk e dinë cilat kanë qenë arsyet që sollën deri në krimin makabër.

“Vajzë më e mirë nuk ka në botë. Mjerë baba i vetë!”, tha një banore.
24-vjeçarja Eleonora Toci u mbyt nga bashkëshorti në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në sy të dy fëmijëve të tij të mitur. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit