E enjte, 30 Tetor, 2025

Banorët e fshatit Ostren pa rrugë, qytetari: U thye tubi sa kaloi makina e parë

Banorët e fshatit Ostren i Vogël, Bulqizë, raportojnë se punimet për shtrimin e rrugës së fshatit nuk po ecin sipas premtimeve dhe pritshmërive.

Një qytetar na shkruan për të denoncuar se, para tri ditësh janë vendosur dy tuba betoni për ndërtimin e rrugës, ndërsa një i tretë është thyer sapo ka kaluar makina e parë.

Situata ka lënë rrugën ende të papërfunduar, duke shkaktuar shqetësime për lëvizjen e banorëve.

Kjo situatë paraqitet në shumë fshatra dhe qytete të vendit dhe gjendja përkeqësohet shumë gjatë stinës së dimrit.

Mesazhi i plotë i Banorit

“Pershendetje. Gjoja do shtrojnë rrugen e fshatit Ostren i Vogël. Bulqizë por ka nje jave që vetëm kane vene dy tubo betoni se e treta u thye sapo kaloi makina e parë. Sa u vunë para tre ditësh.”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit