Procesionarja apo e njohur ndryshe si krimbi i pishës, është kthyer në problem shqetësues për masivin pyjor me pishë të zezë në vendin e quajtur Fushë Bulqizë.
Prej vitesh ky dëmtues është prezent në degat e pishës ku kryen i pashqetësuar ciklin vjetor të tij.
Pasi ka kaluar pjesën më të madhe të dimrit në qeskat e ndërtuara në degët e pishës, procesionarja gradualisht nis të dalë prej saj.
Me rritjen e temperaturave, ajo rikthehet në tokë, ku qëndron deri nga mesi i muajit Gusht. Më pas, ajo del nga toka dhe kthehet në flutur për tu vendosur në pishë gjatë shtatorit në formën e krimbit.
Ky dëmtues është cilësuar si i rrezikshëm dhe se ndikon rëndë në zhvillimin normal të pemës së pishës,.
Banorët e Fushë Bulqizës thonë se veç pishës, krimbi po shkon edhe tek pemët e tjera, duke i dëmtuar ekonomikisht.
Fatmir Çupi thotë se ky fenomen është kudo ku ka masiv pyjor me pishë të zezë në Bulqizë dhe se krimbat e pishës janë burim alergjie për banorët.