E mërkurë, 19 Mars, 2025

Sfidat e fshatit/ Ismail Keta: Jeta është e vështirë

Jetesa në zonat rurale mbetet e vështirë në vendin tonë.

Shumë fshatra kanë infrastrukturë të keqe rrugore, ndërsa të ardhurat ekonomike janë minimale.

Ismail Keta nga fshati Shëngjun i Klosit, thotë se sfidat me të cilat përballet një banorë që rri në fshat janë të shumta, duke nisur nga infrastruktura rrugore, mungesa e të ardhurave ekonomike etj.

Keta shton se sa i përket fshatit Shëngjun, pjesa më e madhe e banorëve janë larguar.

Sipas banorit Ismail Keta, tokat janë mbuluar nga ferrat, ndërsa dalëgadalë por mbulohen edhe banesat si pasojë e largimit të banorëve nga fshati.

Keta shton se në këtë moment është shumë e domosdoshme ndërhyrja e shtetit për të frenuar largimin e banorëve me politika mbështetëse motivuese për të qëndruar këtu.

Fshati Shëngjun është me mundësi të mëdha zhvillimi sidomos në aspektin e bujqësisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit