E enjte, 30 Tetor, 2025

Përshtatet në çdo takim! Berisha shfaqet si “minator”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, takim në Bulqizë.

Shumë sportiv përgjatë fushatës elektorale kryedemokrati Sali Berisha. Atributin e mënyrës si është paraqitur ia dha kushteve të motit.

“Me këtë ndryshim klimatik, m’u imponua sportiviteti. Natyra është forcë madhore!”, deklaroi mëngjesin e kësaj të Hëne.

E kemi parë edhe me qeleshe në kokë, duke respektuar kështu traditën shqiptare.

Ndërsa sot, në takimin elektoral me minatorët në Bulqizë, u “bë njësh me ta”. Me kapelen e minatorit, ai u premtoi se pas fitores më 11 Maj, qeveria e demokratëve do i ketë prioritet.

“Pensionet tuaja do të jenë më të lartat në Shqipëri, në krye! Do mbrohet me çdo kusht shëndeti juaj. Minierat kanë grimca, janë problem i madh. Pra shëndeti i minatorit do të ketë një përparësi të madhe. Karta e konsumatorit do të shtrihet tek të gjithë minatorët. Do blini çdo gjë që ju duhet për jetesën tuaj 20% më lirë”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

“Ne do u kthejmë borxhin, do ju vendosim në piedestalin që ju takon!”, përfundoi ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit