E enjte, 3 Korrik, 2025

Punimet në bulevardin e Peshkopisë, shqetësim për qytetarët

Kjo është hera e dytë që bulevardi “Elez Isufi” i qytetit të Peshkopisë i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë.

Investimi i qindra milionë lekëve, i vitit 2016, u dëmtua brenda një kohe të shkurtër, duke çuar miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë dëm. Ndërkohë, vitin e kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka akorduar një tjetër fond për rehabilitimin e shtrimin me pllakë të këtij bulevardi.

Plot 2.2 milionë euro janë dhënë sërish nga taksat e shqiptarëve për këtë investim.

Qytetarët e Peshkopisë shpresojnë se ky investim të mos jetë si ai i mëparshmi që të mos shkojnë lekët dëm. Ata shprehen se punimet kanë ecur shumë ngadalë dhe se firma duhet t’i mbyllë më shpejt për shkak të sezonit turistik.

Sipas të dhënave të tenderit për këtë objekt, kontrata është lidhur në Korrik të vitit të kaluar dhe punimet duhet të mbyllen brenda muajit Korrik të këtij viti.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit