E enjte, 17 Korrik, 2025

Temperaturat ekstreme pushtojnë vendin/ Si të mbroheni nga vala e të nxehtit

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin këtë javë po krijojnë vështirësi të mëdha për qytetarët, të cilët kërkojnë mënyra për të përballuar vapën e papërballueshme. Ekspertët e shëndetit publik dhe meteorologët paralajmërojnë se këto temperatura do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj është e rëndësishme që secili të marrë masat e duhura.

Sipas tyre, për të shmangur goditjen nga dielli dhe lodhjen e tepërt, rekomandohen këto masa:

-Qëndroni në ambiente të freskëta dhe me ajër të kondicionuar, sidomos gjatë orëve të mesditës.

-Pini sa më shumë ujë dhe shmangni pijet me alkool apo kafeinë që shkaktojnë dehidrim.

-Vishuni me rroba të lehta, pambuku dhe me ngjyra të çelura.

-Kufizoni daljet jashtë nga ora 11:00 deri në 16:00, kur dielli është më i fortë.

-Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit dhe aksesorë si kapele dhe syze.

-Konsumoni ushqime të lehta dhe freskuese, si fruta dhe perime të stinës.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse bëjnë thirrje që të mos neglizhohen grupet më të ndjeshme ndaj vapës, si të moshuarit dhe fëmijët, të cilët janë më të rrezikuar nga dehidratimi dhe lodhja e trupit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit