E enjte, 30 Tetor, 2025

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi.

E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:

“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”

Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit