E martë, 28 Tetor, 2025

Shënoi dy gola kundër Sochit, Mirlind Daku në formacionin më të mirë në Rusi

Mirlind Daku është përzgjedhur në formacionin më të mirë të raundit të tretë në elitën e futbollit rus.

Shënoi dy gola kundër Sochit, Mirlind Daku në formacionin më të mirë në RusiMirlind Daku.

Mirlind Daku vazhdon të lërë gjurmë në Premier Ligën ruse të futbollit, teksa është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së tretë nga faqja prestigjioze e statistikave ‘Sofascore’, pas një performance të shkëlqyer me Rubin Kazanin.

Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonisti absolut në fitoren 2-1 ndaj Sochit, ku realizoi një dopietë vendimtare, duke i dhënë ekipit të tij tri pikë të vlefshme në kampionat.

27-vjeçari po kalon një moment fantastik, teksa ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në Kupën e Rusisë, duke e çuar në 4 numrin total të golave në sezonin aktual.

Përzgjedhja në formacionin e javës konfirmon formën e mirë që po kalon sulmuesi kuqezi, i cili po përforcon gjithnjë e më shumë pozitën si një nga lojtarët shqiptarë më në formë në arenën ndërkombëtare.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit