E martë, 30 Prill, 2024

Hecet Shkopet e Ulez

HECET     Në dy hidrocentralet mbi lumin Mat, Ulëz dhe Shkopet, gjatë ditës së premte janë shkarkuar me mijëra metër kub ujë si pasojë e tejmbushjes së tyre. Në hidrocentralin e Ulzës prurjet ishin në 364 m3/s dhe shkarkimet rreth 300 m3/s. HEC-i i Ulzës punon me kapacitet të plotë, ku të katër turbinat janë në punë. Në hidrocentralin e Shkopetit kuota maksimale është 76 metra, ku prurjet te premten ishin në masën 380 m3/s dhe shkarkimi 400 m3/s. Të dy hidrocentralet punojnë me kapacitet të plotë, ku ai i Ulzës me katër turbina dhe ai i Shkopetit me dy të tilla. Drejtues të këtyre dy hidrocentraleve, shprehen se situata për momentin është nën kontroll, por nëse reshjet do të vazhdojnë me intensitet të lartë, atëherë do të detyrohen të hapin të gjitha portat shkarkuese. Por një gjë e tillë, në 3 Dhjetorin e vitit 2010, shkaktoi përmbytje të komunën e Milotit dhe në Lezhë. Si pasojë e hapjes së digave të hidrocentralit të Shkopetit, fshati Ferrë-Shkopet ka mbetur i izoluar që prej asaj date. Me hapjen e portave edhe gjatë ditës së premte, e vetmja mënyrë që banoret kishin për të kaluar në anën tjetër të lumit, ishte  nëpërmjet një litari të lidhur pemë më pemë dhe fuçive, por qe nuk është efiçente, pasi lartësia e madhe e ujit ka këputur litarin

Artikuj te ngjashem

Me te fundit