E shtunë, 27 Prill, 2024

Bulqizë/ Skënderbeu dhe Elez Isufi, bëhen murale në Rrugën e Arbrit

Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Dibrës nëpërmjet rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës do të shohin këto dy murale.

Portreti i heroit tonë kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbe dhe ai i dëshmorit Elez Isufi janë vendosur në muret anësore të urës që lidh dy lagjet e Bulqizës. Këto dy portrete janë vepër e autorit Bledar Çakalli.

Ai thotë se nëpërmjet këtyre pikturave që ka bërë jo vetëm këtu, por në shumë vende të tjera, synon të jetësojë historinë e kombit shqiptar me ata që kanë dhënë jetën për vendin.

Çakalli shton se i detyrohej vendlindjes për të pikturuar këto murale, pasion i cili i është kthyer në sfidë vitet e fundit.

Muralet me portretin e Skënderbeut dhe Elez Isufit të pikturuara nga piktori Bledar Çakalli do të mund të shihen nga qindra persona që udhëtojnë në drejtim të Dibrës dhe në Bulqizë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit