E martë, 14 Maj, 2024

Minatori i plagosur u la në hyrje të spitalit në Dibër, 60-vjeçari dërgohet urgjencë tek spitali iTraumës në Tiranë

Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës.

60-vjeçari Sh.Ç është aksidentuar në galeri teksa punonte.

Minatori është lënë në hyrje të spitalit në Dibër dhe më pas kur është konstatuar është nisur me urgjencë drejt Traumës.

Ndërkohë kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin.

Bëhet me dije se policia ka ndaluar edhe personin që e ka transportuar.

Akoma nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Shyqyri Çela, 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë.

60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit