E shtunë, 27 Prill, 2024

Bulqizë, Ristani: Kemi kundërshtarë një bandë kriminale, kjo është arsyeja që ne do të marrim pushtetin.

Grabbed Frame 16-“Kemi kundërshtarë politik një bandë të lidhur me krimin, kjo është arsyeja kryesore që PD-ja do të marrë pushtetin”. Kështu është shprehur Sekretari i Pëgjithshëm i PDSH-së, Arben Ristani, i cili mori pjesë në festimet e 24-vjetorit të Degës së PD-së, Bulqizë. Morën pjesë në këto festime edhe deputetet demokratë të qarkut të Dibrës, Roland Keta, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, si dhe ish deputetët Selami Xhepa dhe Rrahim Kaleci. Takimin e hapi kryetari i degës së PD-së Bulqizë, Durim Balla, i cili ndër të tjera në fjalën e tij, u bëri thirrje demokratëve që të qendrojnë të bashkuar për të marrë fitoren e duhur në zgjedhjet vendore të 21 qershorit
Sekretari i Përgjithshëm dhe njëherësh deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Arben Ristani, në fjalën e tij përshëndetëse pasi e ka cilësuar kundërshtarin politik një bandë kriminale, u është drejtuar antarëve dhe simpatizanëve të kësaj partie që të ndjehen krenar për PD-në, pasi ajo i ka sjellë çdo të mirë vendit. – “Çfarë mbani mend nga PS-ja gjatë këtyre gati dy viteve në qeverisje, përveçse artikulimit të fjalës burg! – Edi Rama nuk do familjen e vet, jo më të dojë Shqipërinë. Më tej në fjalën e tij Ristani, ka kontestuar prishjen e shtëpive të banorëve në Vlorë, duke lënë kështu të hedhur në rrugë banorët. Vetëm PD-ja ka derdhur lumenj gjaku e djerse për ta bërë këtë vend. Rendi e siguria në vendin tonë ëhtë tronditur keqas, duke rënë në pikën më të dobët. Dhe e gjitha kjo sipas numrit 2 të PD-së vjen nga varfëria ku i ka zhytur qytetarët mazhoranca aktuale. Të ngrihemi dhe të bashkohemi si kurrë më parë për ta rrëzuar këtë klikë që po e çon Shqipërinë drejt komunizmit. –“Mos u gënjeni nga mashtrimet, jo të shitemi për pak lek. Vetëm PD-ja ka për ta bërë Rrugën e Arbërit, që e ofron Bulqizën me Tiranën, vetëm në 45 kilometra duke e bërë kështu Bulqizën lagje të Tiranës, tha në vijim të fjalës së tij Ristani”. Ndërkohë Ristani ka porositur demokratët që të bëhen gati për zgjedhjet e 21 qershorit që po ofrojnë, ku ka deklaruar se përzgjedhja e kandidatit apo kandidates për kryetar/e të bashkisë, do të bëhet nga strukturat e PD-së. Përshëndetën me këtë rast edhe deputetët Roland Keta, Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, si dhe ish deputeti demokrat i zonës, Selami Xhepa. Më pas festimet kanë vijuar me një koktejl tw shoqwruar me kwngw e valle për të pranishmit, ku u ngritën dolli dhe u bënë urime për fitoren e PD-së, në zgjedhjet e pritshme vendore të 21 qershorit

Artikuj te ngjashem

Me te fundit