E premte, 26 Prill, 2024

Bulqizë, DSHP në bashkëpunim me ISHP Tiranë, takim sensibilizues me gratë për mrojtjen nga kanceri I gjirit.

Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik Tiranë, në kuadër të muajit Tetor shpallur nga OBSH-ja si muaji I luftës kundër kancerit të gjirit, kanë organizuar një takim sensibilizus me gratë, për mbrojtjen e tyre nga sëmundja e kancerit të gjirit. Takimi u zhvillua në lokalin Dani, në qendër të qytetit të Bulqizës. Në këtë takim morën pjesë gra përfaqësuese nga të gjitha trevat e Bulqizës, gra të personelit shëndetësor, si dhe gra përfaqësuese të të gjitha institucioneve të rrethit.
Takimin e hapi shefja e Shërbimit të Promocionit dhe Shëndetit Oral, Etleva Plaku.
Përshëndeti takimin edhe drejtori I DSHP-së rrethit, Flamur Meta
Referuan me këtë rast, Alma Damzi, obstetër-gjinekologe pranë Spitali Rajonal Dibër dhe Kozeta Filipi shefe e Sektorit të Promocionit, pranë ISHP Tiranë, referime këto që u ndoqën me mjaft interes, nga gratë pjesmarrëse. …………………..
Mesazhi I këtij takimi ishte dhe mbetet: “ Nëna, vajza, motra, mbohuni nga kanceri I gjirit, zbulimi sa më heret ju shpëton jetën!.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit