E shtunë, 20 Prill, 2024

LSI nje force qe garanton stabilitetin dhe ekuilibrin politik . Detyra e te zgjedhurve perkujdesja ndaj njerezve ne nevoje .

LSI eshte mbledhur per te bere analizen e zgjedhjeve ku sic dihet ky subject politik mbeshteti fuqishem kandidatin e ASHE per bashkine Diber Shukri Xhelili dhe kerkoi votat per anetaret e saj per ne keshillin bashkiak.
Ne kete analize moren pjese anetare te LSI Diber,deputeti I lsi qarkut diber Perparim Spahiu,nenkryetari I LSI Ylli Manjani dhe te ftuar te tjere.
Ne raportin e tij qe hapi analizen kryetari I LSI Diber Beqir Bici tha se megjithe rezultatet e mira ne zgjedhjet vendore, ne disa komuna LSI pati renje.si ne komunen Luzni ,e Selishte ku struktura e LSi sipas Bicit thuajse ishte apatike dhe mbeshteti subjektin politik te PS nderkohe qe kishte drejtore institucionesh te punesuar nga LSI qe I kane kthyer shpinen ketij subjekti, por rezultatet jo te kenaqshme ne disa komuna kane patur ndikim nga mosfunksionimi jo si duhet i marreveshjes se koalicionit ne lidhje me punesimet nderkohe qe kjo situate vazhdon edhe sot per sistemimin e antaresise ne pune .Sipas kreut te LSI ne Diber Biqi, imazhi I LSI ne vend eshte goxha I larte per shkak te strategjise politike te kryetarit te saj zotit Meta dhe ekipt te tij nderkohe qe po I kushtohet vemendje dhe cilesise se antaresimeve ne kete parti .
Ndersa numri 2 i LSI ne qender Manjani u perqendrua ne riorganizimin e partise pa mohuar kontributin e anetareve te saj pasi sipas tij LSI ne Diber ka qene e rreshtuar ne menyre te drejtperdrejte ne favor te ndryshimit por nuk mjafton vetem ndryshimi I bashkise , dibra ka nevoje per shume ndryshim , per permbysje, vemendje pasi votuesi dibran e sheh LSI si nje force active ruajale , si nje force moderne, si nje force qe garanton stabilitetin dhe ekujlibrin politik ne vend.
Sipas Manjanit sa here ne Shqiperi ka humbur ekuilibri politik pasojat kane qene katastrofike dhe ketu ne Diber kemi te drejte te kerkojme me shume sepse Dibranet jane simboli I ekuilibrit politik te te gjithe kohrave pasi nuk pas qeveri pa dibrane dhe ekuiliber politik pa dibrane .Ne takim Manjani preku edhe marredhenjet ne koalicionin PS LSI duke deklaruar nga dibra se ky eshte koalicioni me I forte qe mund te kete Shqiperia, eshte koalicioni qe eshte I hapur dhe transparent me njerezit. Ne perfundim Z Manjani ju pergjigj edhe interesimit te gazetareve ……………………

Artikuj te ngjashem

Me te fundit