E premte, 26 Prill, 2024

Bulqizë, dhjetra banorë të Çerenecit, protestë për ndërtimin e rrugës Ura e Çerenecit-Librazhd.

Dhjetra banorë të fshatit Çerenec në Njësinë Administrative Gjoricë në bashkinë Bulqizë, kanë rinisur protestat kundër devijimit të projektit për ndërtimin e rrugës nacionale Ura e Çerenecit-LIbrazhd, nisur 4 vite më parë
Banorët e 3 fshatrave, Çerenec I Epërm dhe I Poshtëm dhe Viçisht në njësinë admisitrative Gjoricë, kundërshtojnë devijimin e projektit të ndërtimit të kësaj rruge pasi sipas tyre ky devijim jo vetëm që nuk u shërben këtyre fshatrave pasi anashkalon dy prej tyre Çerenecin e Epëqrm dhe Viçishtin në kufi me shtetin fqinj të Maqedonisë.
Projekti I parë nisur para 4 viteve I cili devijonte nga I vjetri I kësaj rruge, edhe pse u dëmtoi shumë pronave banorëve u npranua prej tyre edhe pse ata nuk përfituan asnjë dëmshpërblim për zaptimin e tokave.
Çuditërisht pas 4 vitesh kur dhe pritej sistemim-asfaltimi I kësaj rruge, firma ndërtuese rikthehet me ndryshim projekti , I cili dëmton sërish prona të reja tokash, si dhe 4 shtëpi të fshat Çerenec
Nëse ndosh ky devijim rruge me gjatësi 2 kilometra I bie që në zonën e Çerenecit nga dy trase rrugore ajo para ;90 dhe ajo e para 4 viteve, të ndërtohet edhe një e tretë që I kushton buxhetit të shtetit jo pak por, 4 miliard lekë.
Ndërkohë një banor I fhsatit Viçisht në kufi me Maqedoninë thotë se po u devijua rruga duke e anashkaluar fshatin tonë, atëherë edhe ne ashtu si Golloborda do komunikojmë me rrugë nëpërmjet Maqedonisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit