E shtunë, 27 Korrik, 2024

Bulqizë, Fondacioni Doën Syndrome Albania , hap ekspozitë pikture të vajzës Bulqizake, Irma Nika.

Fondacioni Doën Syndrome Albania , ka hapur një ekspozitë pikture të realizuar nga vajza bulqizake, Irma Nika, e prekur nga sindromi Doën . Ekspozita u hap në një nga sallat e Qendrës Kulturore Bulqizë, e cila do të qendrojë hapur për tu vizituar për disa ditë. Morën pjesë artdashës të pikturës, familiarë dhe të afërm të familjes Nika, si dhe qytetarë dhe drejtues institucionesh. Mori pjesë edhe kryebashkiaku Melaim Damzi si dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Bedrie Manjani. Takimin e hapi drejtoresha e Fondacionit Doën Albania Tiranë, Emanuela Pepkola, e cila bëri të qartë për të pranishmit punën e kësaj shoqate për integrimin në shoqëri të fëmijëve të prekur nga sindroma Doën, duke apeluar se me punë, durim e vullnet, këta fëmijë mund të integrohen normalisht në shoqëri.
Përshëndetën me këtë rast, drejtoresha e arsimit, Bedrie Manjani, kryetari I Bashkisë, Melaim Damzi dhe drejtoresha e Qendrës së Kulturës Viola Gjikola.
Emocione për të pranishmit krijoi fjala që mbajti me këtë rast, autorja e ekspozitës mjaft të realizuar, Irma Nika, ku në 11 pikturat e ekspozuara shpaloste talentin e saj të spikatur në disa zhanre të pictures.
Për një informacion më të hollësishëm në lidhje me zhvillimin e kësaj veprimtarie, intervistuam drejtoreshën e Fondacionit Doën Albania , Emanuela Pepkola.
Ndërkohë në intervistën e tij, prof. I Irmës, Markel Capo, vlerëson si mjaft të arrirë punën e bërë nga Irma, jo vetëm në realizimin e kësaj ekspozite, por ai vlerëson mjaft pozitivisht edhe talentin e saj në këtë fushë.
Ekspozita u vizitua nga të pranishmit të cilët vlerësuan talentin e Irmës, në fushën e piktures.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit