E enjte, 28 Mars, 2024

Reagon prefektja e Dibres Hysenaj: “Jemi njohur me konfliktin e fshatrave për ujin e pijshëm”

Konflikti mes tre fshatrave për ujin e pijshëm në Maqellarë të Dibrës vazhdon të jetë objekt i institucioneve shtetërore. Prefektja e Dibrës, Donika Hysenaj, në një intervistë të dhënë për mikrofonin tonë, tha se është njohur prej kohësh me këtë konflikt, ndërsa kompetencë për zgjidhjen e tij, sipas saj është e njësisë administrative dhe Bashkisë Dibër. Ajo shton se do të jetë në kontakt të vazhdueshmë edhe me policinë e Dibrës në mënyrë që konflikti mes banorëve të mos agravojë më shumë
Nga ana tjetër, Hysenaj iu bëri thirrje banorëve që ta shohin çështjen me gjakftohtësi dhe të mos nxisin mjetet e tjera të cilat jo që nuk i ndihmojnë, por i dëmtojnë akoma edhe më shumë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit