E premte, 19 Prill, 2024

Skandal në Maqellarë, fëmija 19 muajsh jeton e “vetme” në banesë

Një histori tronditëse vjen nga fshati Klloboqisht i Njësisë Administrative Maqellarë në Dibër. Një fëmijë vetëm 19 muajsh, qëndron i vetëm gjithë ditën në banesë. Përreth 6 muaj, vajza e 32-vjeçarit Altin Çoku, qëndron e vetme në banesë pasi është braktisur nga e ëma, ndërsa babait i duhet që të punojë çdo ditë për të siguruar të ardhura. Tragjedia e fëmijës nisi 6 muaj më parë kur e ëma Afërdita vendos të martohet me një tjetër person, duke e lënë atë me babain e saj kur ajo ende nuk kishte mbushur vitin, ndërsa me vete ka marrë djalin gjashtë vjeçar. Tashmë Altinit i duhet të bëjë edhe babain edhe nënën pasi gjatë ditës punon, ndërsa pastaj duhet të kujdeset për vajzën. Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, vajza e vogël qëndron e vetme në banesë e mbyllur me çelës, pasi as të afërmit e Altinit nuk kujdesen për të sepse nuk flasin prej vitesh. I gjendur në këto kushte, Altini kërkon ndihmën e shtetit që të ndërhyjë për t’i siguruar një jetesë normale vajzës së tij. Ata jetojnë në një dhomë të ndërtuar me baltë, me kushte skandaloze jetese
Fqinjët e 32 vjeçarit Altiin Çoku, pohojnë se vajza prej gjashtë muajsh qëndron e mbyllur gjatë gjithë ditës pasi Altini del dhe punon. Ata thonë se gjendja ekonomike e tij është shumë e vështirë, ndaj dhe instancat përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme
Altin Çoku bashkë me vajzën e tij 19 muajshe jetojnë të vetmuar në krye të fshatit, ku rrezikohen nga çdo gjë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit