E martë, 7 Maj, 2024

Arsimtari invalid në Dibër, ecën një orë në këmbë për të shkuar në shkollë

mesuesi-2-768x428
Një mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Sopot të Dibrës, detyrohet të ecë çdo ditë në këmbë për të shkuar në punë.
Problemi i Raimond Canit qëndron në faktin se ai është pjesërisht invalid dhe ecja në këmbë përreth një orë për të shkuar në këtë shkollë të largët, është e vështirë për të.
“Unë jam i pamundur fizikisht që të përballoj çdo ditë këtë rrugë. Kam probleme me këmbën e djathtë që e tërheq zvarrë, kam problem me krahun dhe njëkohësisht me shikimin. I jam drejtuar edhe Kryeministrit, kur më kanë ardhur shkresat, por që prej Tetorit e deri më sot, unë nuk kam marrë qoftë edhe një përgjigje të vetme. Gjendja ime po rëndohet”, u shpreh mësuesi Cani për emisionin “Stop”, i cili paraqiti rastin.
STOP-PJESA-1.mpg_snapshot_05.54_2016.07.01_19.55.19-933x445
Cani ka bërë kërkesë në zyrën arsimore Bulqizë dhe Dibër për tu transferuar në shkollën ku jepte mësim më parë, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
“Më duhet që të ngrihem që në orën 6, në 7 të filloj të bëj lëvizje, të arrij tek rruga kryesore që të çon për në Peshkopi. Nga aty duhet të vazhdoj për sipër në këmbë. Rastis ndonjëherë ndonjë me makinë, por në të shumtën e rasteve jam i detyruar ta bëj në këmbë”, tha Cani.
Apeli i tij shkon për Drejtorinë Arsimore të Bulqizës, si dhe nga Ministrinë e Arsimit, që ta transferojnë në një shkollë më afër shtëpisë së tij.
GE/ tvbulqiza.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit