E mërkurë, 17 Prill, 2024

Bulqiza në grupin e qyteteve me mesataren më të dobët në Maturën Shtetërore 2016

MaturaNë prag të daljes së përgjigjeve përfundimtare mbi zgjedhjet që kanë bërë maturantët ka dalë një përllogaritje me bazë mesataren për të gjitha gjimnazet.
Kështu rezulton se Tirana është qark shumë dobët, së bashku me Kuçovën, Malësinë e Madhe dhe Bulqizën. Mesataren më të ulët në rang vendi e ka Kuçova me një mesatare 5.129.
Mesatare të ulët ka edhe Bulqiza me notën 5.265 dhe Malësia e Madhe me mesatare 5.245. Tirana Qark renditet në vend të katërt nga fundi për sa i përket mesatares në rezultatin e Matematikës, me mesatare 5.260. Rezultate jo të mira kanë pasur dhe qytet të tjera të mëdha si: Berati me mesatare 5.499, Elbasani me mesatare 5.772, Fieri me mesatare 6.050, Durrësi me mesatare 5.898, Tirana me mesatare 6.315, Shkodra me mesatare 5.965 dhe Korça me mesatare 5.315.
Qyteti me mesataren më të mirë në provimin e matematikës rezulton të jetë Hasi me mesatare 7.367. Mesataren më të mirë e kanë arritur në përgjithësi rrethet e vogla që dhe numri i maturantëve nuk është shumë i madh. Këtu mund të përmendim Hasin, Peqinin, Tropojën, Gramshin, etj. Por, rezultate të mira ka pasur dhe qyteti i Kavajës i cili u rëndit i dyti me mesatare 7.270. Ndërsa, mesatarja në total e 36 rretheve është 5.974.
/tvbulqiza.al/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit