E premte, 26 Prill, 2024

Tre francezë i prijnë garës për Këpucën e Artë të Euro 2016

2Antoine Griezmann, Olivier Giroud dhe Dimitri Payet janë duke i prirë garës për Këpucën e Artë të Euro 2016.
Tre francezët kanë realizuar së bashku dhjetë gola për kombëtaren e tyre, që me fitoren 5 me 2 ndaj Islandës ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale ku do të përballet me Gjermaninë.
Antoine Griezmann i prin kësaj gare me katër gola dhe dy asistime. Pas sulmuesit të Atletico Madridit vjen ai i Arsenalit, Olivier Giroud me tre gola dhe dy asistime.
Dimitri Payet i West Hamit është i treti me tre gola dhe dy asistime, por ka 77 minuta më shumë të zhvilluara se Giroudi.
Kjo është top dhjetëshja e golashënuesve më të mirë deri tani në Euro 2016:
1. Antoine Griezmann 4 gola, 2 asistime, 345 minuta lojë
2. Olivier Giroud 3 gola, 2 asistime, 300 minuta lojë
3. Dimitri Payet 3 gola, 2 asistime, 377 minuta lojë
4. Gareth Bale 3 gola, 1 asistim, 443 minuta lojë
5. Alvaro Morata 3 gola, 0 asistime, 289 minuta lojë
6. Cristiano Ronaldo 2 gola, 2 asistime, 510 minuta lojë
7. Radja Nainggolan 2 gola, 1 asistim, 365 minuta lojë
8. Ivan Perishiq 2 gola, 1 asistim, 387 minuta lojë
9. Jakub Blaszczykowski 2 gola, 1 asistim, 445 minuta lojë
10. Nani 2 gola, 1 asistim, 500 minuta lojë
/tvbulqiza.al/

Artikuj te ngjashem

Me te fundit