E shtunë, 20 Prill, 2024

Banorët e Lurës denoncojnë HEC-in (VIDEO)

Banorët e njësisë administrative Lurë në Bashkinë e Dibrës, veçse janë përballur prej vitesh me shkatërrimin e pyjeve dhe mungesën e infrastrukturës rrugore, ata kanë edhe një problem tjetër. Banorët denoncojnë një firmë e cila ka ndërtuar një hidrocentral në zonën e tyre.
Sipas banorëve, firma në fjalë ka lënë pambuluar një pjesë të kanalit ku merr ujë, nga i cili rrezikohet jeta e tyre. Denoncimin e tyre, banorët e bëjnë publik, duke u shprehur se në afërsi të banesave ku fëmijët lëvizin çdo ditë, një kanal i madh qëndron hapur, ku rrezikohet jeta e fëmijëve sidomos në ditët me shi kur ai tejmbushet.
Ata kërkojn që firma në fjalë, ta fusë ujin në tubacione edhe në ato 300 metra që kanë lënë zbuluar në afërsi të banesave të tyre
Banorët e Lurës shprehen edhe njëherë se janë lënë jashtë vëmendjes së shtetit vazhdimisht e askush nuk ka pyetur për hallet dhe problemet e tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit