E enjte, 2 Maj, 2024

Nxirret makina e tretë nga liqeni i Shkopetit, dyshohet edhe për të tjera

06polombaret3Tre mjete janë nxjerr nga liqeni i shkopetit nga polumbarët e forcave të RENEA-s. Që nga e hëna në vendin e quajtur Vabli, është stacionuar policia e Matit e cila në bashkëpunim forcat RENEA e më ndihmën e një vinci të ardhur nga Portit i Durrësit, kanë nxjerrë nga thellësitë e liqenit tre mjete, të trija tip bez.
Por aksioni për nxjerrjen e mjettit ka ardhur pasi ditën e hënë një peshkatar i zonës ka parë gjyrmë të rënies së një makine në liqen. Të Hënën policia e Matit në vendin ku dyshohej se ka rënë makina gjeti një palë targa të cilat rezoltuan të një mjeti nga Lushnja që ishte denoncuar i vjedhur në Janar të këtij viti. Polumbarët të cilët u thirrën nga policia e Matit, gjatë zhytjes së parë konstatuan disa mjete në fund të liqenit.
Të martën u bë nxjerrja e mjetit të parë i cili ishte me targa të huaja, të mërkurën një tjetër mjet u nxor nga liqeni me targa shqiptare, ndërsa edhe të enjten është nxjerrë një tjetër mjet me targa shqiptare. Policia ende nuk ka konfirmuar pronësinë e targave shqiptare të dala në sipërfaqe këto dy ditë. Ndërsa sa i përket targës së gjetur buzi liqenit, ende nuk është gjetur mjeti që mban targën tjetër.
Ndërkohë policia e Matit bën të ditur se dyshon që në liqen në po të njëjtin vend të ketë edhe mjete të tjera, duke bërë kështu që të vazhdojnë kërkimet nga ana e polumbarëve. Targa e gjetur në breg është AA 969 ND, mjetet e nxjerra të mërkurën janë FFV 562 (targ suedeze) dhe mjeti AB 220 T, ndërsa të enjten është gjetur mjeti me targë AA 587 CP. Të tre mjetet e nxjerra janë tip benz.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit