E premte, 29 Mars, 2024

Gega, nënkampionja e Europës në Atletikë: Erdha si fituese, por…

146833300412716_LUIZA-GEGA_15_8
Luiza Gega, nënkampione e Europës në Europianin e fundit të Atletikës në Amsterdam, është pritur vetëm nga familjarët dhe gazetarët në Aeroportin e Rinasit. Por situata është edhe më e rëndë sesa një shfaqje aeroportuale e qeveritare.
Nënkampionja e Europës, Luiza Gega, shëtiste në pistë me një flamur të marrë diku, pasi përmasat e tij tregonin që nuk ishte një flamur normal individual, ndërkohë në podiumin e medaljes nuk ka pasur ndojnë uniformë të mbishkruajtur me emrin Albania.
“Po, uniformë Shqipërie nuk kisha dhe gjatë të gjithë kohës ndihesha keq për këtë. Gjithsesi, mendoj se duhet të ndihen më keq ata që nuk i mundësojnë këto gjëra”, tha atletja Gega për Top-Channel.
Edhe pse është nënkampione Europe, askush nga ata që duhet të përgjigjen nuk e dinë se ku dhe në çfarë kushtesh stërvitet atletja shqiptare.
“Kemi nevojë për pak mbështetje që të marrim medaljen, sepse jemi shumë pranë. Mungojnë vetëm gjëra të vogla, që për mua kthehen në gjëra shumë të mëdha, si fizioterapia, masazhi, futja në ujë me akull, e në rastin konkret edhe akullin duhet ta blej vet”, thotë më tej atletja shqiptare, Luiza Gega.
Megjithatë, mbërritja në aeroport të vetëm përballë miqve të tyre personalë, nuk i bie kaq shumë në sy trajnerit të saj, por ai ndihet i zhgënjyer sa i përket trajtimit të saj të padrejtë.
“Ka lidhje me pasionin që kanë njerëzit e politikës me sportin, por ne në rastin tonë jemi të pavlerësuar. Futbolli është një kënaqësi e madhe për të gjithë shqiptarët, e sigurisht të gjithë ne jemi krenarë për arritjet në futboll. Kur arrijnë te niveli i shpërblimit nuk e kam me pasaportën diplomatike, sepse është çështje marrëdhëniesh publike, që nuk ka lidhje me rastin, as me Çelësin e Tiranës, që nuk përbën problem, por e kam me shpërblimin. Përfitimet që marrin më pas janë në raport të zhdrejtë”, thotë Taulant Stërmasi, trajner atletike.
Ditën e sotme janë njoftuar, e më pas anuluar, pritjet e Luiza Gegës nga autoritetet vendore e qeveritare, e arsyeja kryesore mesa duket është pritja e përgjigjes së analizave, për të mos pasur një zhgënjim si me kampionët e peshëngritjes.
“Luiza është në Top 10 në botë, që bën kontrolle sa ç’mund të bëjnë të gjithë sportet bashkë. Bëhet fjalë për nga 84 deri në 90 kontrolle antidoping. Absolutisht që është sportistja më e kontrolluar në Shqipëri gjatë të gjithë kohërave”, thotë më tej Taulant Stërmasi.
Në bazë të një VKM-je, qeveria do të shpërblejë Luiza Gegën për këtë medalje me dy milionë lekë, ndërsa trajnerin e saj me 600 mijë lekë për këtë arritje. Një shifër, që siç thotë vet Stërmasi:
“Jo borxhe, por iu është gjetur vendi se ku do të shkojnë”, tha Gega për Top-channel.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit