E shtunë, 20 Prill, 2024

Shqipëria me çmimet më të larta të biletave të avionëve

aeroport-nderkombetarÇmimet e larta të biletave nga aeroporti i Tiranës drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas, dëmtojnë jo vetëm xhepat e qytetarëve, por edhe turizmin shqiptar.
Sipas agjencive turistike në vend, 85% të vendimmarrjes për të zgjedhur një destinacion për të kaluar pushimet, e zë çmimi i biletës. Në rastin konkret, Shqipëria ka çmimet më të larta për fluturimet dhe kjo bën që shumë turistë mos ta përzgjedhin si destinacion.
Sipas operatorëve turistikë, shqetësuese për Shqipërinë është fakti që çmimet e biletave janë të larta, jo vetëm në sezonin turistik, por gjatë gjithë vitit.
Fundjavën që shkoi, qytetarët u përballën me çmimë marramendase për të fluturuar nga vendet e tjera drejt Tiranës.
Një udhëtim vetëm ardhje, nga Roma në Tiranë, kushtonte me shtenjtë se një fluturim vajtje – ardhje, Romë – New York.
Ndërsa për fundjavën që vjen, të vish nga Roma në Tiranë me “economy class”, kushton mesatarisht $654 dollarë afërsisht njëlloj si të shkosh në Kinë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit