E enjte, 25 Prill, 2024

Bulqizë, fondacioni “Mirësia” shpërndan 50 pako me ndihma për jetimët (FOTO)

DSC_5085Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Myftinin e Bulqizës kanë shpërndarë afro 50 pako me ndihma për fëmijët jetim të Bulqizës. Pakot përmbanin veshmbathje sipas grupmoshave të jetimëve.
Përfaqësuesi i fondacionit “Mirësia” u shpreh se shpërndarja e pakove me ndihma për fëmijët jetim të Bulqizës u bë e mundur falë një donacioni të një shoqate humanitare nga Turqia.
E njëjta shoqatë, gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit ka shpërndarë edhe 100 pako të tjera me ndihma për familjet në nevojë të Bulqizës.
Myftiu i Bulqizës, Sejdin Strazimiri, në një prononcim për tvbulqiza.al u shpreh se Myftinia e Bulqizës në bashkëpunim me shoqata të ndryshme, gjatë muajit të Ramazanit ka shpërndarë afro 400 pako me ndihma për familjet në nevojë të Bulqizës.
Sc/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit