E diel, 28 Prill, 2024

Ambasadori Lu: Askush nuk dëshiron të bëhet Reforma në drejtësi

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke folur gjate nje konference per Reformen ne Drejtesi me teme "Sfida e se Sotmes, Garanci e se Ardhmes, Ndryshimet Kushtetuese ne Sistemin e Drejtesise"./r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a conference on judicial reform on the "challenges of the present, guarantee the future Constitutional changes in the justice system."
Ambasadori Amerikan Donald Lu ka deklaruar ditën e sotme se asnjëra palë nuk dëshiron që të bëhet Reforma në drejtësi, por që ajo do të bëhet.
Lu deklaroi se të gjithë jemi të lodhur me udhëheqësit Shqiptar, por nga ana tjetër ai sfidoi Bashën dhe Ramën që të zhvillojnë një takim ditën e hënë.
“Për një gjë biem dakord, jemi të lodhur nga debatet. Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kreun e PD-së dhe Ramën të takohen ditën e hënë dhe të mos dalin nga takimi deri sa të gjejnë një zgjidhje. Ka ende kohë që Rama dhe Basha të gjejnë kompromis. Refuzoj që Rama të heq dorë nga negociatat” – U shpreh Lu
Për ambasadorin Amerikan, opozita dhe pozita duhet të gjejnë një zgjidhje për Reformëm në drejtësi ose të mbyllen përjetësisht në seancë.
SC/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit