E enjte, 28 Mars, 2024

Tmerr dhe terror në Francë, 84 të vdekur nga sulmi me kamion (Foto)

90393957_ac5392d9-5247-420b-a83d-3beab9d69a00Të paktën 84 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, si pasojë e kamionit që hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nisë, Francë.
Sulmi ndodhi mbrëmë në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.
Sebastien Humbert, prefekti i zonës tha për televizionin shtetëror francez se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.
Ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut, Christian Estrosi, e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos bënin lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.
Ndërsa momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si një moment paniku. “‘Vraponi, vraponi është një sulm, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.
Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nisa është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit jugor kanë hapur dyert për personat e plagosur.
Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte Sekretari i Shtetit, John Kerry.
Pikërisht mesditën e së enjtes, presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.




 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit