E enjte, 25 Prill, 2024

Delet zëvendësojnë Google!

1468576751sheep550 mijë banorët e Ishujve Faroe kanë vendosur që të bëjnë vetë një fotografim të territorit përmes një ideje të ngjashme me formatin “street view” që ofrohet nga gjigandi Google.
Në grupin e ishujve të mbuluar nga gjelbërimi, bashkë me 50 mijë banorët jetojnë edhe 80 mijë dele, të cilat do të përdoren për të realizuar “Sheep View”.
Deleve do t’u instalohen kamera mbi shpinë dhe do të jenë të pajisura me një sistem GPS. Ideja është e aktores Durita Dahl Andreassen, që ka kërkuar bashkëpunimin e fermerëve të ishujve për ta realizuar projektin dhe menjëherë ka gjetur mbështetjen.
“Kemi ndër peisazhet më magjepsëse të planetit dhe tashmë është koha që këto peisazhe të mos qëndrojnë të fshehura dhe të shihen nga e gjithë bota”, thotë aktorja.
Delet “hi-tech” do të regjistrojnë me kamera pamjet në 360 gradë.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit