E enjte, 25 Prill, 2024

Helikopteri turk ulet në Greqi.

1468668444_helikopteriiiiPasi ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë, heliktopteri i tipit “Black Hawck” ka kërkuar të ulet në tokën greke, pranë kufirit me Turqinë. Në bord ndodheshin 8 persona të cilët dyshohen të jenë pjesëmarrës në grushtin e shtetit.
Nga rrobat e veshura janë paraqitur si ushtarakë edhe pse nuk ka informacion për gradët e tyre. Pasi është ulur helikopteri i tyre, ata janë shoqëruar në rajonin e policisë, ku kanë bërë kërkesën për azil politik.
Sipas Shtabit të Forcave ushtarake greke po bëhen të gjitha procedurat për rikthimin e helikopterit në Turqi.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Cavusoglou ka kërkuar nga homologu i tij grek Nikos Kotzais dorëzimin e menjëhershëm të tetë personave.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit