E shtunë, 20 Prill, 2024

Si shpëtoi nga vrasja mbrëmë Presidenti Erdogan

erdogan_me_flamur_30022Ka të dhëna se ushtria ka tentuar të vrasë presidentin turk Erdogan. Por në fakt i vetmi që e ka deklaruar këtë është vetë Presidenti turk.
Erdogan tha se vetëm pak pasi kishte ikur hoteli i tij në Marmaris ishte bombarduar nga ushtarakët.
Nje detaj te ri ka sjelle konsulli shqiptar ne Stamboll, Agron Tare i cili tha se nga burime te besueshme ka mesuar se ushtarake te veshur me te zeza arriten ne hotelin ku qendronte Erdogan ne Marmara. presidenti ishte atje bashke me familjen. Ushtaraket arriten me vonese pasi Erdogan ishte larguar. Por sipas diplomatit shqiptar ne xhepin e njerit prej ushtareve u gjet nje leter ku ishte shkruar formula e betimit te Gylenisteve.
Vete Erdogan drejtoi gishtin pa asnjë dyshim nga njeriu që sipas tij është mbrapa operacionit ushtarak. “Kjo vërtetoi edhe një herë se lëvizja Gylen është në fakt një organizatë e armatosur terroriste”, tha ai. “Kjo kryengritje është një dhuratë nga Zoti”, tha ai. “Do të na ndihmojë të pastrojmë ushtrinë prej këtyre lloj elementësh”.
Ndërkaq një prej parlamentarëve më të vjetër të Ankarasë, ish-sekretari i partisë republikane dhe personazh shumë i njohur në politikën turke akuzon për grushtine shtetit pikërisht Presidentin Erdogan.
Deniz Baykal, ka deklaruar duke ngritur një sërë pyetjesh se si është e mundur që një puc i mirëorganizuar të mund të dështonte në aq pak orë si asgjë të mos ishte? Ose më mirë, sikur të ishte fiks një blof?
Përmes një postimi në Tëitter ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë ndaj presidentit Erdogan. Ai e akuzon të parin e shtetit turk se ishte ai regjisori i asaj që ndodhi mbrëmë, me qëllim që të realizonte reformën kushtetuese për të rritur kompetencën e tij dhe për të pasur fuqi ekzekutive.
Sipas tij, tentativa për grusht shteti ishte pikërisht mjeti me të cilin presidenti do të zgjerojë kompetencat e tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit