E mërkurë, 8 Maj, 2024

Rinas, ndalohet marinari i anijes “Çelepia 2”, asnjë e dhënë për kapitenin Dhimitër Malja

download (1)
Marianri i anijes “Çelepia 2”, Luan Mema, është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Rinasit, për tu pyetur më pas mbi fatin e kapitenit të motopeshkatores, Dhimitër Malja.
Mema ishte marinar në anijen që u mor peng me datë 21 qershor, nga egjiptiani Adel Salam.
“Salam rrëmbeu anijen, nuk e di ku është kapiten Malja. Adel Salam më ka vënë në gjumë për 2-3 ditë, kur u përmenda nuk e kam parë kapitenin në anije”, thotë marianri Mema për “News 24”, ndërsa shton se: “Afër portit të Aleksandris’ anija pësoi defekt dhe Salam donte ta shiste”.
Ndërsa për kapitenin Malja egjiptiani i ka thënë në telefon djalit të pronarit të anijes se e hodhi në det, në afërsi të brigjeve të Kretës, pasi nuk donte të shkonte me anijen.
Luan Mema u ndalua nga policia e Riansit dhe më pas i’u dërgua bluve të Durrësit, të cilët e morën në pyetje.
GE/ tvbulqiza.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit