E premte, 26 Prill, 2024

Shtyhet me 10 vite koncensioni i ACR-së në Bulqizë

146901951920716_KROMI-MBULIM_15_7Komisioni i veprimtarive prodhuese miratoi marrëveshjen për shfrytëzimin e burimeve minerare të kromit nga kompania ACR edhe për 10 vite. Kjo kompani do të ketë të drejtën e shfrytëzimit deri me datën 31 dhjetor të vitit 2040.
Zgjatja e periudhës së marrëveshjes së koncesionit në Bulqizë është bërë duke marrë në konsideratë planin e investimeve të koncesionarit dhe garancitë që kërkohen nga kjo kompani për investimet e kryera.
Veç koncesionit të Bulqizës, komisioni miratoi shtyrjen me 10 vite edhe afatin e koncesionit për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, por edhe për minierat e kromit të Prrenjas e Pojskë, të cilat zotërohen po nga i njëjti koncesionar.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit