E shtunë, 20 Prill, 2024

Një kompani turke merr me koncesion “Rrugën e Kombit”

Rruga-e-Kombit-620x465Kompania turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” është shpallur fituese në koncesionin për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
Ministria e Transportit përmes një deklarate për media bëri sot publike ofertën e e shpallur fituese nga komisioni i vlerësimit në bashkëpunim edhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC”.
Investimi fillestar i propozuar kap shumën 50,622,174 Euro, ndërsa investimi në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës arrin në shumën 320,604,079 Euro.
Për të marrë me koncesion ndërtimin, operimin mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik u paraqiten tre oferta:
1-Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”, “Salillari” LTD, “Violap Ateve”, “Bee Tech” dhe “Kastrati” SHA.
2-Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, “PT Citra Marga Nusaphala Persada TDK” “Mehmet Ai Unal Insaat Taahhlil Madencilik San. Ve Tic. A.S” “Savronik Sistem Tah.San.Tic A.S”, “Vendeka Europian Investment B.V”.
3- Luman Biba.
Në përfundim, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë si ofertë të preferuar atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankim ne Komisionin e Prokurimit Publik.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit