E premte, 19 Prill, 2024

Fundi i epokës së videokasetave

1469288443kaseta-vhsGrupi japonez “Funai Electric”, që prodhonte video-regjistrues, VCR (Video Cassette Recorder), ka njoftuar se do të vazhdojë të punojë deri në fund të gushtit dhe pastaj do të mbyllë dyert, duke u kthyer edhe ai në një copëz të historisë.
Vendimi ka ardhur jo vetëm si pasojë e uljes së klientelës, por edhe mungesës në pajisje për pjesët përbërëse. Edhe pse vitin e kaluar kompania arriti të shesë rreth 750 mijë kaseta nuk mund të konsiderohet e kënaqshme krahasuar me shitjet e mëparshme.
Epoka e lavdishme e VHS-ve  ka mbaruar prej kohësh, por vetëm sot ajo mund të konsiderohet përfundimisht e mbyllur.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit