E premte, 26 Prill, 2024

Mungesa e ujit të pijshëm në zonën e Dumresë

thUjësjellësi i ndërtuar në vitin 1987 dhe i parashikuar vetëm për çezma publike nuk arrin t’i përballojë nevojat e fshatrave, ndërkohë që amortizimi i rrjetit dhe lidhjet e paligjshme kanë bërë që furnizimi me ujë i kësaj zonë të jetë në një pikë kritike.
Ky është viti më i keq në këtë drejtim. Ne kemi gati 20 ditë që kemi ndërmarrë aksionin e prerjeve të paligjshme në tubacionin kryesor dhe pasi të pastrohet tubi kryesor çdo kundravajtje do të përballet me forcën e ligjit.
Problemi i furnizimit është problem kompleks që nuk përfundon me shkëputjen e lidhjeve të paligjshme dhe uljen e shpërdorimeve. Amortizimi ka bërë të veten”, thotë kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani.
Bashkia e Belshit ka gati projektin për ujësjellësin e ri i cili për shkak të kostos së lartë, rreth 25 milionë lekë, pritet të aplikohet në disa faza.
Ndërkohë prerja e lidhjeve të paligjshme dhe rehabilitimi i rrjetit aty ku është e mundur pritet të përmirësojë sadopak situatën.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit