E premte, 26 Prill, 2024

Zbulohet parathënia e Papa Franceskut në librin për Nënë Terezën

th (1)“Il Corriere Della Sera” ka botuar parathënien në librin “Ta duam të padashurin”, ku përmblidhen dy fjalime të panjohura të cilat janë mbajtur në vitin 1973 në Milano nga shenjtorja. Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë.
Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014.
“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Europë shkruan Shenjtëria e Tij. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.
Së shpejti, më 4 shtator të këtij viti, në Vatikan është në program ceremonia solemne e shenjtërimit të bamirëses së njohur.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit