E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gazsjellësi TAP “zbulon” objekte të hershme kulturore

1469734320Tubat-780x439Punimet në Corovodë, ku kalon gazsjellësi kanë nxjerrë në sipërfaqe objekte të hershme që i përkasin periudhës paleokristiane.
Gjetja u përcaktua si një kapitel i një kolone të një monumenti (strukturë me natyrë fetare) kishë, me gjasa e shek.VI të Erës Sonë. Kapiteli është 40 centimetra i lartë dhe diametri i bazës rrethore 24 centimetra.
Baza rrethore ka ruajtur në qendër e saj një gropëzim që shërben për lidhjen me trupin e kolonës me metal të derdhur. Lënda e parë e përdorur për kapitelin është gur gëlqeror cilësor dhe zbukuruar përgjatë trupit me vija të thelluara  që krijojnë tetë figura florale të përsëritura dhe që lidhen në mënyrë harmonike me njera-tjetrën.
Sipas drejtorit të Drejtorisë rajonale të kulturës, ky zbulim në qarkun e Beratit tregon se në këtë zonë ka ende për të zbuluar.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit