E shtunë, 27 Prill, 2024

Durrës, përplaset për vdekje 55 vjecari

1469727158makine4Policia njoftoi se rreth orës 18:35, shtetasi Ledion Pacuku, banor i Hamallajt, duke drejtuar automjetin tip Audi ka përplasur shtetasin me inicialet L.K., 55 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe 55-vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Ai është shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit Rajonal në Durrës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, që po merret në pyetje mbi rrethanat që çuan në aksidentin fatal.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit