E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjermani, sulm në zyrat e punës në Këln

1469718370germany-533562Një person i armatosur raportohet të ketë hyrë në zyrat e punës në Këln të Gjermanisë, ndërkohë që vazhdon kërkimi për autoren.
Forcat Speciale të Policisë së qytetit të katërt gjerman për nga madhësia, janë duke kërkuar në agjencinë e punësimit gjatë kësaj të enjteje, pas njoftimit prej dëshmitarëve në vendngjarje që thanë se kishin parë një grua të armatosur, njofton zëdhënësi i policisë.
Zyrat janë mbyllur momentalisht, ndërkohë që të gjithë punonjësit janë urdhëruar të qëndrojnë brenda tyre, për sa kohë që situata mbetet e pasqaruar në lidhje me vendndodhjen e autorit të dyshuar të armatosur.
Ngjarja në Gjermani vjen vetëm pak, pasi Kancelarja Angela Merkel pati një diskutim me gazetarët, nga ku doli e vendosur në mbrojtje të politikës së saj të dyerve të hapura ndaj refugjatëve, pavarësisht 4 sulmeve që kanë tronditur vendin gjatë javës së kaluar.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit