E enjte, 25 Prill, 2024

Dorëhiqet nga posti, drejtori i TOB

1469889174ilir-kerni-1Ilir Kerni ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm pa komentuar shumë mbi arsyen, e cila mbetet personale.
Kohë më parë ai ka shprehur në media pakënaqësi lidhur me buxhetin e akorduar institucionit, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim zyrtar për arsyen që e detyroi të lërë përgjysmë kalendarin artsistik vjetor.
Ilir Kerni ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit që prej vitit 2013, menjëherë pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.
Gjatë kohës që ai ka qenë në krye të këtij institucioni, emra të rëndësishëm si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu apo Shkelzen Doli ka qenë pjesë e skenës së operas.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit