E premte, 29 Mars, 2024

Zbulohet qyteti 2000 vjecar

1469821231_R3hT2v0Timgad gjendet sot në Algjeri dhe është qytet me planimetri të standarteve të sotme. U ndërtua rreth 2000 vite më parë nga Perandori Trajan për qëllime ushtarake kundër Berberëve.
Qyteti ka rrugë kryesore e të ndara me shumë saktësi, ku bien në sy banesat me përmasa të barabarta, për të gjitha nivelet ekonomike të banorëve.
Qyteti shijoi ekzistencë paqësore deri në shekullin e tretë, duke u dhënë romakëve kontroll në një prej kalimeve kryesore të zonës për në Sahara.
Pas shekullit të tretë u kthye në qendër të krishterë, deri sa u shkatërrua nga vandalët dhe berbërt në shekullin e pestë. Sado që pati përpjekje nga bizantinët për ta rimëkëmbur, qyteti ra përsëri para ushtrive arabe në shekullin e shtatë.
MF/tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit