E shtunë, 27 Prill, 2024

Dibër, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës në familje

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.
Është arrestuar Agron Suli, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit si dhe i kërcënonte për t’i vrarë.
Sipas deklaratës ai është arrestuar në flagrancë dhe ka qenë i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”.
42 vjeçari, ishte banues në Fushë-Çidhën, Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij me iniciale N.S, 38 vjeçe dhe djalit 16 vjeçar, si dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Dibër për veprën penale “Dhunë në familje’, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal.
GE/ tvbulqiza.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit