E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ndryshe nga deklarata e policisë, te “Komuna e Parisit” ka një të plagosur

vendiokkk-799x445
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, më zonën e “Komunës së Parisit”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:05, mbrapa një qendre tregtare, ku një person i cili udhëtonte në një automjet tip BMW X5 ngjyrë e zezë, ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër duke e lënë atë të plagosur dhe më pas është larguar drejt zonës së Selitës.
I dëmtuar ka mbetur Flamur Cullhaj, ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Klajdi Kodra, i cili udhëtonte me makinë bashkë me një të afërmin e tij.
Shkak për këtë konflikt dyshohet se është bërë një borxh i pashlyer mes palëve, shkruan Tvklan.al
Cullhaj u gjet i plagosur në banesën e tij, ndërsa sa i përket autorit dhe personit me të cilin shoqërohej, ata janë shpallur në kërkim nga policia.
Në vendngjarje efektivët e kryeqytetit gjetën një gëzhojë, 7.65 mm., ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/tvbulqiza.al
vengjarje2-768x430

Artikuj te ngjashem

Me te fundit