E premte, 26 Prill, 2024

Tony Blair me helikopter në Himarë, pritet nga Rama

Edi-Rama-Tony-blair-shqiperi_0_0
Duket se kryeministri Rama këtë verë të nxehtë dhe të trazuar brenda koalicionit qeverisës, ka nevojë për këshillat e Tony Blair, i cili ka zbritur me helikopter sot pasdite në stadiumin e Himarës, për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Sipas Lapsi.al mësohet se Blair ka pasur takim me Ramën në vilat qeveritare në Himarë.
Kryeminstri shqiptar është në jug të vendit për pushime prej disa ditësh.
Deri më tani s’ka njoftim zyrtar për vizitën e Blair në Shqipëri, por mendohet se ai do të qëndrojë në jug të vendit për pak ditë.
/tvbulqiza.al
 
 
 
 
 
 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit